Banorët e Ukrainës strehohen në stacionet e metrosë nëntokësore

Banorët e Ukrainës shkuan në stacionet e metrosë për të shpëtuar që ditën e parë të sulmeve ushtarake ruse në vend.
Fotot treguan një mori banorësh dhe familjesh – duke përfshirë qytetarë të moshuar dhe foshnja në karroca – duke kaluar natën në stacionet e metrosë në Kiev dhe Kharkiv.
Shumë prej tyre janë të mbështjellë me batanije dhe veshje të ngrohta dhe të rrethuar nga çanta me sende personale, transmeton rtv21.tv.
Në Ukrainë ishte vendosur një shtetrrethimi gjatë natës dhe stacionet e metrosë mbetën të hapura për të shërbyer si strehë për bomba.
Mijëra ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre për të gjetur siguri në vendet fqinje – një shifër që Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët vlerëson në më shumë se 100,000.
Polonia e cila shtrihet drejtpërdrejt në lindje të Ukrainës – ka ngritur gjithashtu qendra pritjeje përgjatë kufirit të saj në përgatitje për fluksin e refugjatëve të luftës./21Media

Back to top button