Kaloni te përmbajtja kryesore

40 minuta në telefon, çfarë diskutuan Biden dhe Zelensky?

Presidenti i  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilluan një telefonatë të premten, në të cilën të dy diskutuan sanksionet dhe ndihmën e mbrojtjes së SHBA-së për Ukrainën.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, të dy liderët folën për 40 minuta, përcjellë rtv21.tv
Më pas Zelensky shkroi në Twitter se të dy diskutuan “forcimin e sanksioneve, ndihmën konkrete të mbrojtjes dhe një koalicion kundër luftës”.
Siç raporton BBC, nuk u zbuluan detaje të mëtejshme të thirrjes./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button