Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Të hënën më 28 shkurt do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit.
Siç ka informuar Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvend, Kryesia do të fillojë mbledhjen në orën 11:00.
Rendi i ditës
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar,
  5. Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.14/62 datë 23.02.2022, për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë,
  6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidateve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,
  7. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga komunitetet joshqiptare.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave /21Media

Back to top button