Franca kap një anije mallrash ruse

Autoritetet franceze kapën një anije tregtare me flamur rus të shtunën në Kanalin Anglez, tha një zëdhënës i Prefekturës së Kanalit Francez për CNN.
“Balttic Leader” me flamur rus – një anije tregtare që transportonte makina – u ndalua nga zyrtarët francezë në Kanal dhe u ridrejtua në portin e Boulogne”, tha zëdhënësi.
Zyrtarët doganorë kanë filluar inspektimet e anijes, e cila dyshohet se i përket një kompanie të shënjestruar nga sanksionet evropiane kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, transmeton rtv21.tv.
Një hetim nga doganat franceze është hapur./21Media

Back to top button