Putin vendos forcën bërthamore në gatishmëri

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar që forcat e parandalimit të vendit të tij, që përfshijnë armët bërthamore të vendosen në gatishmëri të lartë.

“Zyrtarët e lartë në vendet udhëheqëse të NATO-s i kanë lejuar vetes të bëjnë komente agresive për vendin tonë, prandaj urdhëroj ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm [të Forcave të Armatosura të RF] të vendosin Forcën e Parandalimit të Ushtrisë Ruse në gatishmëri luftarake”, ka thënë Putin.

Presidenti rus tha gjithashtu se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë ishin të paligjshme.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes, forcat strategjike “janë të dizajnuara për të penguar agresionin kundër Rusisë dhe aleatëve të saj, si dhe për të mposhtur agresorin (duke i shkaktuar disfatë), duke përfshirë një luftë me përdorimin e armëve bërthamore”./21Media

Back to top button