Singapori do të bllokojë disa banka ruse
Singapori do të vendosë “sanksione dhe kufizime të përshtatshme” ndaj Rusisë, tha të hënën në Parlamentin e vendit ministri i Jashtëm e vendit Vivian Balakrishnan.
Ai e quajti pushtimin rus të Ukrainës “të paprovokuar” dhe një “shkelje të qartë dhe të rëndë të normave ndërkombëtare”, duke shtuar se Singapori synonte “të vepronte në bashkëpunim” me vendet e tjera për të mbajtur një qëndrim të fortë.
“Ne do të vendosim kontrolle të eksportit për artikujt që mund të përdoren drejtpërdrejt si armë në Ukrainë për të shkaktuar dëm ose për të nënshtruar ukrainasit. Ne gjithashtu do të bllokojmë disa banka ruse dhe transaksione financiare, të lidhura me Rusinë”, tha ai, duke shtuar se masat specifike janë ende duke u përpunuar.
Balakrishnan tha se sanksionet mund të “vijnë me disa kosto”, duke u thënë qytetarëve që “të jenë të përgatitur të merren me pasojat” e mbrojtjes së interesit kombëtar të Singaporit.
“Ne nuk mund të pranojmë që një vend të sulmojë një tjetër pa justifikim një arsyetim i tillë do të shkonte kundër legjitimitetit të njohur ndërkombëtarisht dhe integritetit territorial të shumë vendeve, duke përfshirë Singaporit,” tha ai, duke i kërkuar Rusisë të ndërpresë sulmet e saj dhe të punojë drejt paqe./21Media