Këngëtari i njohur ukrainas i bashkohet ushtrisë
Anëtari i grupit rok dhe pop në Ukrainë i quajtur “Boombox”, Andriy Khlyvnyuk është zotuar të luftojë për vendin e tij, teksa mijëra civilë marrin armët kundër forcave ruse.
Khlyvnyuk në rrjetet sociale publikoi një video, në të cilën shfaqet duke qëndruar në një rrugë të zbrazët, me duar të mbështetura në armën e tij.
View this post on Instagram
Të premten, Khlyvnyuk ka njoftuar se ka larguar fëmijët dhe bashkëshorten e tij nga Kievi.
“Unë do t’i çoj fëmijët e mi në një shtëpi të sigurt, te gjyshja. Dhe më pas do të kthehem për të ndjekur udhëzimet e qeverisë dhe nëse është e nevojshme do të marr armën dhe do të shkoj të luftoj për vendin tim”, ka thënë ai./21Media