Përfundojnë për sot bisedimet Rusi-Ukrainë

Përfaqësuesit e Rusisë dhe ata të Ukrainës kanë përfunduar bisedimet e zhvilluara në Bjellorusi që synojnë ndërmjetësimin e paqes në mes të konfliktit mes dy vendeve.
Të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim, agjensia e lajmeve Reuters citon Belta-n e Bjellorusisë.
Pritjet për një zgjidhje paqësore nuk kishin qenë të larta përpara takimit të së hënës, përcjellë rtv21.tv
Ukraina tha se donte një armëpushim dhe tërheqje ruse, ndërsa Kremlini tha se nuk do të shpallte qëndrimin e saj. Negociatorët rusë kanë folur për arritjen e një marrëveshjeje që është në interes të të dyja palëve./21Media

Back to top button