Kaloni te përmbajtja kryesore

Lufta i ka bashkuar njerëzit si kurrë më parë

Sheshi i Pavarësisë – Maidan, në Kiev, në gjuhën ukrainase – është zemra e qytetit dhe zakonisht është plot lëvizje. Sot, ajo ishte e shkretë.

Metroja nëntokësore tani funksionon vetëm me një tren çdo orë ose dy dhe vagonët janë gjysmë bosh. Ndërkohë, njerëzit vazhdojnë të përdorin stacionet, thellë nën qytet, si strehë nga bombat.

Disa nga njerëzit që dolën në rrugë sot ishin rusisht-folës.

Një i ri, i quajtur Artem tha se si një rusisht-folës, ai nuk kishte hasur kurrë ndonjë problem në Ukrainë përpara pushtimit.

“Kjo luftë i ka bashkuar njerëzit si kurrë më parë”, tha ai, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Ndryshe, sot më herët, përfaqësuesit e Rusisë dhe ata të Ukrainës kanë përfunduar bisedimet e zhvilluara në Bjellorusi që synojnë ndërmjetësimin e paqes në mes të konfliktit mes dy vendeve. Të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim./21MediaRadhë për ushqim në Kiev

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button