Afro dy mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë(MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 1 mijë e 877.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga MSh, është shënuar një rast i vdekjes, ndërsa nga 1 mijë e 581 testime, 55 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Janë shëruar 235 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221 mijë e 257./21Media

Back to top button