Johnson thotë se Putini po përdorë taktika barbare kundër civilëve
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka mbajtur një konferencë shtypi në Varshavë me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki tha se “tragjedia” që Britania e Madhe dhe të tjerët parashikuan tani ka ndodhur me pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin – dhe nëse ka ndonjë gjë është më e keqe se sa pritej.
Ai e quan atë një fatkeqësi të shpalosur në kontinentin evropian, me Poloninë gjithashtu në vijën e parë, transmeton rtv21.tv.
Johnson shton se “është e qartë se Putini është i përgatitur të përdorë taktika barbare dhe pa dallim kundër civilëve të pafajshëm për të bombarduar blloqe kullash, për të dërguar raketa në blloqe kullash për të vrarë fëmijë”.
Johnson ka qenë në Poloni dhe po takohet me aleatët kryesorë evropianë në Poloni për të diskutuar sulmin e Ukrainës nga Rusia./21Media