Këta janë artistët e radhës që anuluan koncertet në Rusi pas konfliktit me Ukrainën

Louis Tomlinson dhe Franz Ferdinand janë artistët e radhës të cilët i kanë anuluar koncertet në Rusi, pas konfliktit me Ukrainën.
Green Day e Yungblud gjithashtu kanë anuluar datat e koncerteve.
Tomlinson njoftoi se koncertet në Moskë, madje edhe në kryeqytetin e Ukrainës, Kyiv janë anuluar deri në një njoftim të radhës.
“Siguria e fansave të mi është prioriteti im, lutjet dhe mendimet e mia janë me njerëzit e Ukrainës dhe me të gjithë ata që po e vuajnë këtë luftë të panevojshme”, tha Tomlinson.
Këngëtari kishte paraqitjen e radhës në Stereo Plaza dhe Crocus City Hall në korrik.
Ndërkaq, Ferdinand tha se dashuria e tyre për kulturën ruse mbetet e njëjta.
“Ne e duam Rusinë. Është një vend i mirë dhe na ka inspiruar që nga dita e parë para 17 vjet kur ne ndërtuam lidhjen e fortë me fansat tonë rusë. Që nga mëngjesi i së enjtes, ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me shoqërinë tonë në Rusi, përmes rrjeteve sociale, solidarizohemi gjithashtu me shokët tonë ukrainas”, tha ai.
Teatrot në Bristol, Ëolverhampton, Northampton, Edinburgh, Bournemouth, Southend dhe Peterborough veçse kanë anuluar vizitat e tyre./21Media

Back to top button