Sekuestrohen mbi 7 kg drogë, arrestohet 21 vjeçari

7 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike, cannabis sativa u sekuestruan sot në Vlorë dhe u arrestua një 21 vjeçar.
“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi” në përdorim nga ky shtetas, në lagjen “Isa Boletini”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.”, informoi Policia e Shtetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./21Media

Back to top button