Kroacia propozon që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit për pranim në BE

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka propozuar që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian, pas propozimit që Ukraina të pranohet në BE sa më shpejt që të jetë e mundshme.

“Është interes strategjik dhe kombëtar i Kroacisë që shtetet në Evropën juglindore, që kanë deklaruar dhe kanë dëshmuar gatishmërinë dhe qëllimin që t’i bashkohen BE-së, të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian sa më shpejt që është e mundshme. Prandaj, presidenti Milanoviq u ka propozuar iniciatorëve të letrës së hapur që statusi i kandidatit për pranim në BE të kërkohet për Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën dhe që BE-ja, pas premtimeve të përsëritura, menjëherë të nisë negociatat për pranim me Maqedoninë dhe Shqipërinë, që tashmë kanë statusin e kandidatit. Po ashtu, negociatat me Malin e Zi duhet të shpejtohen”, thuhet ndër tjera në komunikatën e Presidencës./21Media
Back to top button