Zelensky: Unë nuk jam ikonë, Ukraina është ikonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se nuk e sheh vetën si ikonë, ai mendon se Ukraina është ikonë.

Kriza e sotme është “shumë serioze, nuk është një film”, tha ai duke shtuar: “Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë”.

Para se të merrte detyrën, Zelensky kishte qenë një aktor komik dhe ishte zëri i dubluar në Ukrainë për Paddington Bear në një film. Ai gjithashtu kishte një diplomë juridike dhe fitoi detyrën në 2019 me një premtim për të goditur korrupsionin.

“Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh se Ukraina është diçka e veçantë për këtë botë,” tha ai./21Media

Back to top button