Haradinaj për Fondin e Sigurisë: Ishte kërkesë e vazhdueshme e Aleancës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas themelimit të Fondit të Sigurisë, duke thënë se kjo ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Aleancës dhe e tij.

Haradinaj beson se kjo kërkesë duhet të shndërrohet në ligj dhe pastaj të votohet në Kuvend.
”Agresioni rus në Ukrainë dhe pozicionimi i qartë i Serbisë krahas Putinit dhe Rusisë, është kërcënim serioz për sigurinë në Ballkan, veçanërisht në vendin tonë.
Kjo situatë kërkon veprim të shpejtë, vendime efikase, të nevojshme e të përgjegjshme të të gjitha institucioneve të vendit.Për çështje të sigurisë, Aleanca gjithnjë është e rreshtuar aty ku është interesi nacional”, ka shkruar tutje Haradinaj.
Ndërkaq, kryeministri, Albin Kurti për themelimin e Fondit të Sigurisë ka theksuar se mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës./21Media

Back to top button