Ambasadori i Rusisë tha se Kievi “nuk ka dëshirë” për kompromis

Moska nuk ka parë “asnjë dëshirë nga ana e Ukrainës” për të arritur një zgjidhje legjitime dhe të balancuar të problemeve midis dy vendeve, tha një diplomat rus. Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Genadi Gatilov i bëri këto komente në një intervistë me një stacion televiziv libanez, që u transmetua të martën, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Rusia “mbështet diplomacinë e bazuar në respektimin e pozicioneve të të gjitha vendeve dhe barazinë, por tani për tani ne nuk e shohim këtë”, tha ai, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedime paqeje të hënën, por asnjë marrëveshje nuk u arrit përveç një angazhimi për t’u takuar përsëri në një datë të pacaktuar./21Media

Back to top button