Banka Botërore përgatit 3 miliardë dollarë për Ukrainën

Grupi i Bankës Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po përgatisin mbështetje financiare për Ukrainën.

Në një deklaratë të përbashkët, drejtuesit e dy agjencive thanë se ishin të shqetësuar nga efektet e mundshme të përhapjes së pushtimit rus, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Ata përmendën rritjen e çmimeve të mallrave, ndërprerjet në tregjet financiare dhe rrezikun e nxitjes së mëtejshme të inflacionit global.

“Veprimi i koordinuar ndërkombëtar do të jetë vendimtar për të zbutur rreziqet dhe për të lundruar në periudhën e pabesë përpara”, u bë e ditur në deklaratën e tyre.

Banka Botërore tha se do të garantojë 3 miliardë dollarë (2.3 miliardë £) në muajt e ardhshëm, duke përfshirë të paktën 350 milionë dollarë në javën e ardhshme.

Ndërkohë, FMN do të shqyrtojë me shpejtësi kërkesën e Ukrainës për financim emergjent. Ajo gjithashtu shpreson të vërë në dispozicion 2.2 miliardë dollarë fonde deri në qershor./21Media

Back to top button