Kryebashkiaku i Mariupolit: Nuk mund të marrim as të plagosur nga rrugët
Porti i Mariupolit në bregun e Detit të Zi vazhdon të jetë nën sulme të vazhdueshme.
Kryebashkiaku i qytetit ka bërë një video-adresim të dëshpëruar, duke thënë “Të plagosurit nuk i nxjerrim dot as nga rrugët, nga banesat, pasi granatimet nuk ndalen”.
Ministria ruse e Mbrojtjes u ka kërkuar civilëve që të largohen nga qyteti përmes të ashtuquajturit “korridori i gjelbër”, transmeton rtv21.tv.
Sot, një zëdhënës i rebelëve pro-rus tha se ata do të ndërmarrin “sulme të synuara” kundër qytetit nëse forcat ukrainase atje nuk dorëzohen./21Media