EA largon ekipet ruse nga FIFA 22
Electronic Arts ka larguar ekipin rusë nga FIFA 22 dhe lojëra të ngjashme.
Sipas njoftimit zyrtar, ata po solidarizohen me popullin ukrainas.
Ky njoftim gjithashtu vjen pasi edhe UEFA ka marrë vendim që të gjitha ekipet kombëtare ruse do të përjashtohen nga të gjitha garat.
Ukraina i është lutur industrisë së videolojërave të bëjnë më shumë se kaq.
Mykhailo Fedorov ka kërkuar që të gjitha kompanitë e videolojërave dhe platforma të ngjashme të bllokojnë llogaritë e Rusisë dhe Bjellorusisë.
“EA Sports solidarizohet me popullin ukrainas dhe si shumë zëra të tjerë të botës së futbollit, bën thirrje për paqe dhe të mbarojë pushtimi i Ukrainës”, thuhet në njoftim./21Media