Prishtinasit që vuajnë nga sëmundjet kronike me shërbime mjekësore në shtëpi
Qytetarët e Prishtinës të cilët vuajnë nga sëmundje kronike tani shërbimet mjekësore mund t’i marrin edhe në shtëpi.
Lidhur me këtë në emsionin “Për ditë të mbarë “ foli drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku. Ai tha se qytetarët përmes telefonit mund ta thërrasin shërbimin mjekësor në shtëpi.
Sadiku po ashtu tha se shumica e qytetarëve të Prishtinës nuk janë të informuar për shërbimet mjekësorë që kryhen në ordinancat në lagjet e tyre. Sipas tij qytetarët për të njëjtin shërbim p.sh radiologji drejtohen në QKUK./21Media