Kaloni te përmbajtja kryesore

Kërkohet paraburgim për dy persona në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy të pandehurve, F.B. dhe D.G., nën dyshimin se, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimit ,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sipas kërkesës për caktimin e masës se paraburgimit, tek të dy të pandehurit F.B., dhe D.G., Policia e Kosovës gjatë kontrollit ka gjetur  dhe sekuestruar 1090 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Prokurori i shtetit është  duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme  hetimore  deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button