Truss: Perëndimi duhet të dëbojë të gjitha bankat ruse nga Swift
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss ndodhet në Lituani, ku po takohet me homologët e saj nga shtetet baltike.
Ajo tha në një konferencë shtypi se Perëndimi duhet të sigurohet që asnjë bankë ruse të mos ketë akses në sistemin bankar Swift.
Disa, por jo të gjitha janë përjashtuar nga sistemi deri më tani.
“Kemi punuar me SHBA-në, BE-në dhe G7-ën për të ndërprerë fondet për makinën luftarake të Putinit… duhet të shkojmë më tej”, tha ajo./21Media