Kortunov: Merkel ose Jinping mund të ndërmjetësojnë për zgjidhje

Merkel ose Xi mund të ndërmjetësojnë një zgjidhje – ish-mbështetësi i Putinit

Andrei Kortunov është një ish-mbështetës i presidentit rus Vladimir Putin dhe një këshilltar për punët e jashtme në Duma – parlamenti rus.

Ai i tha BBC-së se situata në Ukrainë është një tragjedi dhe “padyshim diçka që duhet të ishte shmangur”.

Kortunov beson se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të arrihet një marrëveshje paqeje dhe tha se Putinit do t’i duhet diçka që të jetë në gjendje të deklarojë – “ai nuk mund të deklarojë humbjen sepse politikisht kjo do të ishte shumë e rrezikshme për të”.

Por ai tha se kjo do të ishte e ndërlikuar për Perëndimin pasi do të konsiderohej qetësim. Ai sugjeroi Angela Merkelin ose Presidentin e Kinës Xi Jinpig si kandidatë të mundshëm për të gjetur një zgjidhje./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button