Kroacia do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO

 
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj tha se Kroacia mbështetë dhe do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Ai këto deklarata i bëri pas një takimi virtual që zhvilloi me homologun e tij kroat, Mario Banozic.
Ndër tjerash Mehaj dhe Banozic diskutuan për situatën në Ukrainë.
“Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë për avokim në synimin tonë për anëtarësim në NATO në proces të përshpejtuar.”, deklaroi Mehaj pas bisedës./21Media

Back to top button