Hungaria ofron Budapestin si alternativë për bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka përsëritur se vendi i tij është i gatshëm të presë bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.
Duke folur për BBC-në në kufirin Hungari-Ukrainë, Orban tha se përgjegjësia për përfundimin e luftës qëndron nga pala ruse.
Në të kaluarën Orban ka pasur marrëdhënie të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin me 11 takime në 12 vitet e fundit, më e fundit një muaj më parë në Moskë.
Ndërkohë, qeveria e tij ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Ukrainën.
“Unë nuk kam një mesazh për askënd. Unë kam mesazh për ata refugjatë që janë këtu. Hungaria është mi ki mirë i Ukrainës dhe popullit ukrainas, nëse ata kanë nevojë për ndihmë, mund të mbështeten te ne. Nuk mendoj se liderët kanë nevojë për ndonjë mesazh dhe këshillë nga ana ime. Ata janë të mëdhenj dhe e dinë mirë se çfarë duhet bërë. Paqe ju lutem, paqe”, tha Orban.
Qeveria hungareze ka ofruar Budapestin si një vend alternativ për bisedime të ardhshme midis Ukrainës dhe Rusisë./21Media