Tetë të arrestuar për rastin “Brezovica”
Tetë persona janë arrestuar për rastin “Brezovica”. Policia e Kosovës njofton se kanë bërë kontrollin e shtëpive të këtyre të dyshuarve.
“Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Tri armë të shkurta me 28 copë fishekë, një veturë, pesë telefona dhe disa dokumente të cilat ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thueht në raportin e policisë.
Tre persona të arrestuar janë p ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronarë të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit./21Media