Gjatë fundjavës janë planifikuar më shumë bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës

Zyrtarët ukrainas dhe rusë pritet të mbajnë raundin e tretë të bisedimeve këtë fundjavë në përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve të shkaktuara nga pushtimi i Moskës.

“Raundi i tretë i bisedimeve mund të zhvillohet nesër ose pasnesër, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm”, ka thënë këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak.

Raundi i parë i bisedimeve ishte paraparë të mbahej në kufirin ukrainas me Bjellorusinë, por që pati pak përparim.

Në takimin e dytë midis zyrtarëve, Rusia ra dakord për nevojën për armëpushim të përkohshëm, për të lejuar civilët të shpëtojnë nga luftimet, por Ukraina tha se kjo nuk ishte rezultati që priste.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar më parë presidentit rus, Vladimir Putin bisedime kokë më kokë, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës./21Media

Back to top button