Ukraina drejtuar NATO-s: Na duhet më shumë se vetëm armët tuaja

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, sot falënderoi vendet në aleancën ushtarake të NATO-s që kanë dërguar municion dhe armë për të ndihmuar në rezistencën ndaj pushtimit të Rusisë, por u lut për më shumë ndihmë.

“Na ndihmoni”, tha ai në një video në Facebook.

“Nëse nuk e bëni, kam frikë se do të duhet të ndani përgjegjësinë për jetët dhe vuajtjet e civilëve ukrainas, të cilët vdiqën për shkak të pilotëve të pamëshirshëm rusë që hedhin bomba mbi ta.”, u shpreh ai.

Kuleba tha se ai është i bindur se do të vijë një moment në luftë ku Evropa do të bëhet “e gatshme të na ofrojë fjalë për fjalë çdo gjë që na nevojitet për të ndaluar Putinin që t’ju godasë” dhe ta kthejë Evropën në një “makth”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Shpresa ime e vetme është se nuk do të jetë shumë vonë.”, shtoi ai./21Media

Back to top button