Mariupol, granatimet ruse e bëjnë të pamundur evakuimin
Këshilli i qytetit të Mariupolit, i cili njoftoi një armëpushim dhe një përpjekje të re evakuimi këtë mëngjes, ka konfirmuar tani se planet janë ndërprerë.
Ai thotë se bombardimet ruse e kanë bërë të pamundur evakuimin e sigurt të civilëve.
Ndërkaq, evakuimi i Mariupolit u ndal për të dytën ditë
Evakuimi i civilëve nga qyteti i rrethuar juglindor i Mariupolit është ndalur, ka njoftuar Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
Forcat ukrainase dhe ruse fajësuan njëra-tjetrën për dështimin për të respektuar një armëpushim për të lejuar banorët vendas të arratiseshin, pasi një marrëveshje e ngjashme u prish dje./21Media