Një viktimë dhe 46 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve në Kosovë, një person e ka humbur betejën me COVID-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 46 raste të reja.
Ndërkaq, janë kryer 1 mijë e 519 testime dhe janë shëruar 187 pacientë.
190 qytetarë janë vaksinuar brenda 24 orëve dhe 817 mijë e 253 të tjerë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Me dozën e tretë janë imunizuar 98 mijë e 150 qytetarë.
Numri total i të vaksinuarve është 1 miliardë e 815 milionë e 707./21Media
