Mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19
Në Kosovë janë 1 mijë e 136 raste aktive me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka njoftuar se nga 1 mijë e 519 testime, 46 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Kurse betejën me virusin e ka humbur një person.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 815 mijë e 707 doza të vaksinës.
Deri më sot 817 mijë 253 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 98 mijë e 150 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media