Babai keqtrajton djalin 12 vjeçar në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Komunën e Podujevës.
Të dielën, rreth orës 13:00, Policia ka arrestuar një person për shkak të dyshimit se e kishte keqtrajtuar djalin e tij 12 vjeç.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?