Kryqi i Kuq thotë se rruga e evakuimit nga Mariupol ishte minuar

Drejtori i operacioneve për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Dominik Stillhart ka folur në lidhje me korridoret humanitare.

Srillhart tha se të dyja palët kanë bisedur për ditë të mira, por problemet mbetën duke konfirmuar detajet e çdo marrëveshje armëpushimi për të lejuar civilët të dalin nga qytetet e bombarduara.

Srillhart theksoi se sfida ishte arritja e dy palëve në një marrëveshje që është konkrete, vepruese dhe e saktë.

Duke ilustruar pikëpamjen e tij, ai tha se disa staf të KNKK-së ishin përpjekur të dilnin nga Mariupol përgjatë një rruge, por shpejt e kuptoi se rruga e treguar atyre ishte në të vërtetë e minuar.

Prandaj sipas Srillhart kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të dy palët të kenë një marrëveshje të saktë dhe të jenë në gjendje ta lehtësojmë atë në terren./21Media

Back to top button