Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq ish-trajneri i Manchester United

Ka vdekur në moshën 94 vjeçare ish-trajneri i Manchester United, Frank O’Farrell.
“Jemi thellësisht të pikëlluar pasi mësuam se ish-trajneri ynë, Frank O’Farrell, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit nga “Old Trafford”.
O’Farrell filloi karrierën e tij duke luajtur për klubin e tij lokal në Cork përpara se të transferohej në futbollin anglez me West Ham, pastaj Preston North End.
Përveç Manchester Unitedit, Fran O’Farrell kishte udhëhequr edhe dy skuadrat tjera angleze, Leicester City e Cardiff City./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button