36 persona të arrestuar brenda një dite
Policia e Kosovës ka arrestuar 36 persona në 24 orët e fundit. Prej tyre 16 persona janë dërguar në mbajtje dhe 5 persona në vuajtje të dënimit.
Gjatë këtyre orëve janë shqiptuar 2 mijë e 176 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion. Kurse për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID është shqiptuar një tiketë në bazë të ligjit COVID-19.
Ndërsa janë regjistruar 14 aksidente trafiku me të lënduar dhe 41 aksidente trafiku me dëme materiale./21Media