TikTok lanson platformën e re

Rrjeti social TikTok po lançon platformën e marketingut dhe shpërndarjes së muzikës, SoundOn, për të ndihmuar më shumë artistë të dëgjojnë muzikën e tyre.
Përmes kësaj platforme, artistëve iu mundësohet të ngarkojnë muzikën e tyre drejtpërdrejt në TikTok dhe në shërbimin e transmetimit muzikor Resso të kompanisë mëmë ByteDance, përveç platformave globale të transmetimit duke përfshirë Apple Music, Spotify, Pandora, Deezer dhe Tencent’s Joox.
Kjo shpërndarje ofrohet pa pagesë dhe të gjitha tarifat e transaksionit janë duke u hequr nga platforma.
TikTok thotë se SoundOn do t’u paguajë 100% të honorarëve krijuesve të muzikës për një kohë të pakufizuar në platformat në pronësi të ByteDance.
Ndryshe, TikTok së fundmi njoftoi për pezullimin e punës në Rusi.
“Në dritën e ligjit të ri të “lajmeve të rreme” të Rusisë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në shërbimin tonë video, ndërkohë që shqyrtojmë implikimet e sigurisë të këtij ligji. Shërbimi ynë i mesazheve brenda aplikacionit nuk do të ndikohet”, thuhet ndër tjera në njoftim./21Media

Back to top button