Macroni thotë se Britania nuk po arrin të përmbushë ”deklaratat madhështore” për refugjatët
Presidenti francez, Emmanuel Macron thuhet se ka kritikuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për dështimin për të përmbushur deklaratat e saj madhështore për të ndihmuar refugjatët ukrainas.
Duke folur në fund të një samiti të BE-së në Versajë, Macron kritikoi politikën e vizave të Mbretërisë së Bashkuar që kërkon që aplikantët t’i bëjnë ato personalisht ose në Bruksel ose në Paris.
”Pavarësisht të gjitha deklaratave madhështore, qeveria britanike vazhdoi të zbatonte rregullat aktuale që nënkuptonin se nuk i mirëpriti refugjatët ukrainas që donin të arrinin në tokën britanike duke thënë se duhet të udhëtonin qindra kilometra për të aplikuar për vizë”, tha ai.
Madje theksoi se shpreson që burrat dhe gratë ukrainase që janë jetuar tmerr dhe kanë kaluar Evropën për të arritur familjet e tyre në territorin e Mbretërisë së Bashkuar do të trajtohen më mirë.
Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar vuri në dukje komentet e mëparshme nga Sekretarja e Brendshme Priti Patel se MB “tani po e bënte procesin më të shpejtë dhe më të thjeshtë” për pranimin e ukrainasve./21Media