Protesta në Melitopol kundër arrestimit të kryebashkiakut nga forcat ruse
Disa qindra njerëz protestuan jashtë bashkisë në qytetin jugor të Ukrainës, Melitopol, pas arrestimit të kryebashkiakut, Ivan Fedorov nga forcat ruse.
“Liri për kryetarin e bashkisë” dhe “Fedorov”, brohoritën turma. Raportohet se më shumë se 2,000 njerëz u dyndën në ndërtesën e pushtuar duke kërkuar lirimin e zyrtarit
Forcat ruse pushtuan Melitopolin brenda disa ditësh nga pushtimi që filloi në fund të shkurtit, por qyteti ka parë protesta sporadike që atëherë.
Kjo vjen pasi Fedorov u pa në video të premten duke u larguar nga një ndërtesë qeveritare në qytet nga njerëz të armatosur. Pak kohë më vonë, prokurori rajonal i Luhansk i mbështetur nga Rusia pretendoi se kryebashkiaku kishte kryer vepra terrorizmi dhe ishte nën hetim.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e quajti arrestimin e Fedorov, krim kundër demokracisë./21Media