Ministria e Jashtme thotë se Rusia i bombardoi xhamitë
Forcat ruse kanë bombarduar një xhami në qytetin port jugor të Ukrainës, Mariupol, ku më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq, janë strehuar.
Kështu ka bërë të ditur ministria e jashtme e Ukrainës, e cila e ka akuzuar Rusinë se ka refuzuar të lejojë njerëzit të dalin nga Mariupol, ku një bllokadë ka lënë qindra mijëra njerëz të bllokuar.
Rusia fajëson Ukrainën për dështimin e evakuimit.
Ministria e Jashtme e Ukrainës shkruan në ”Twitter” se xhamia e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm në Mariupol është granatuar nga pushtuesit rusë.
“Më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë janë fshehur atje nga bombardimet, duke përfshirë shtetas të Turqisë”, ka shkruar në ”Twitter”.
Nuk ka detaje për persona të vrarë apo të plagosur.
Moska ka mohuar se ka shënjestruar zonat civile./21Media