OKB ndan 40 milionë dollarë të tjera ndihmë për Ukrainën
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka njoftuar se OKB-ja do të ndajë 40 milionë dollarë të tjera për të rritur ndihmën humanitare në Ukrainë.
Gjatë fjalimit në New York, ai tha se fondet do të ndihmojnë në marrjen e furnizimeve të ushqimit, ujit, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera jetike në vend, si dhe ofrimin e ndihmës në para për ata që kanë nevojë.
Ai paralajmëroi një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Ukrainë, qoftë i rastësishëm apo i qëllimshëm, kërcënon të gjithë njerëzimin.
Duke e përshkruar ngritjen e fundit të Rusisë të nivelit të gatishmërisë për forcat e saj bërthamore si një zhvillim drithërues, ai tha se perspektiva e konfliktit bërthamor, dikur e paimagjinueshme ishte kthyer brenda fushës së mundësisë.
Guterres bëri thirrje gjithashtu për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe negociatat serioze të bazuara në parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare./21Media