35 vjeçarja e gatshme të mirëpres refugjatët: Familja ime ka shumë dashuri

Qeveria britanike ka dhënë detaje se si njerëzit mund të regjistrohen për të strehuar refugjatë ukrainas.
Mandi Arnold e ka vendosur emrin e saj për skemën Homes for Ukraine. Ajo jeton në Telford, Shropshire me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj, përcjellë rtv21.tv
“Do të doja të mirëprisja dikë në shtëpinë time për t’i dhënë atyre atë siguri dhe dashuri”, ka thënë 35 vjeçarja.
“Kam shumë dashuri për të dhënë dhe është mundësia e përsosur për t’ia dhënë dikujt që është në nevojë”, ka shtuar ajo.
Mandi ka thënë se dy djemtë e saj janë shumë të vegjël për të kuptuar se çfarë do të përfshinte strehimi i një refugjati, por ajo dhe burri i saj kanë biseduar me vajzën e saj nëntëvjeçare. Amalia, në lidhje me këtë, raporton BBC.
“Ajo do të mirëpriste këdo me krahë hapur”, ka thënë Mandi./21Media

Back to top button