MKRS reagon për zgjedhjet në FFK

Zgjedhjet në FFK, MKRS pret proces të rregullt e të bazuar në norma statutare
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dalë sot me qëndrim për zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës, e cila ka shpallur Kuvendin Zgjedhor. MKRS ka bërë thirrje për proces të rregullt e të bazuar në norma statutare, pasi që kredibiliteti dhe respektimi i normave të së drejtës janë parimet udhëheqëse mbi të cilat ajo ndërton bashkëpunimin me federatat sportive. Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka shpallur zgjedhjet për kryetar më 6 prill./21Media

Back to top button