Zelensky: NATO është ‘hipnotizuar’ nga Rusia

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur me liderët evropinë në Londër dhe ka shprehur zhgënjimin e tij me NATO-n.
Kjo vjen pasi NATO, refuzuan kërkesën e presidentit ukrainas për të zbatuar një zonë ndalim-fluturimi.
Në një video-konferencë drejtuar kryeministrit së Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe vendeve të tjera, Zelensky tha se NATO ishte aleanca më e fortë në botë, por disa nga anëtarët e kësaj aleance janë hipnotizuar nga agresioni rus.
“Dëgjojmë shumë biseda për Luftën e Tretë Botërore se gjoja do të fillojë nëse NATO mbyllë qiellin e Ukrainës për raketat dhe avionët rusk jo është arsyeja pse zona ndalim-fluturimi nuk është krijuar ende. Kjo i lejon ushtrisë ruse të bombardojë qytete paqësore dhe të hedhë në erë blloqe banimi, spitale dhe shkolla. Katër ndërtesa shumëkatëshe në Kiev në mëngjesin e hershëm u bombarduan, dhjetëra të vdekur”, tha Zelensky./21Media

Back to top button