Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksidentoi punonjësen e Policisë, arrestohet 25-vjeçari

Një 25 vjeçar sot u arrestua në Kamëz, sepse e aksidentoi një punonjëse të Policisë Bashkiake.
Siç informoi Policia e Shtetit, i arrestuari është  G. R., 25 vjeç, banues në Kamëz.
“Ky shtetas, duke drejtuar mjetin e tij në sensin e kundërt të lëvizjes, në rrugën “Berisha”, nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së Policisë Bashkiake për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar, e ka goditur atë në këmbë, me mjet.”, u bë e ditur në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button