Pas protestës televizive, gjobitet gazetarja ruse

Gazetarja e televizionit rus, e cila mbrëmë në një program të drejtpërdrejtë lajmesh organizoi një protestë kundër luftës në Ukrainë, sot u gjobit me 30,000 rubla (rreth 213 £) për “organizim të një ngjarjeje masive të paligjshme”.

Gjykata e shpalli Marina Ovsyannikova-n fajtore për shkelje të legjislacionit të protestës, njoftoi agjencia e lajmeve RIA, shkruan BBC./21Media

Back to top button