Çfarë do të ofrojë Teatri i Gjilanit gjatë marsit?

Teatri i Gjilanit ka sjellë për publikun shfaqje të shumta muajt e kaluar.
Përmes Facebook-ut, ka njoftuar për shfaqjet që do të karakterizojnë muajin mars.
“King Lori”, “E vërteta”, “Provo edhe njëherë Sam”, “Marksistët dhe Leninistët e Zvicrës” janë shfaqjet që do të jepen në mars.
Shfaqja e Florian Zeller, me regji të Agon Myftarit “E Vërteta” është shfaqja e radhës që do të jepet më 24 mars, filluar nga ora 20:00./21Media

Back to top button