Arrestohen dy persona për falsifikimi të parasë dhe ryshfet

Hartuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në dy raste të ndara kanë arrestuar dy të dyshuar.
Në rastin e parë, një person i dyshuar është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “falsifikimi i parasë”. Tek i dyshuari: H.P., janë gjetur dhe konfiskuar 1 mijë e 100 euro, 11 bankënota nga 100 euro.
Në rastin e dytë, po ashtu sot, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin B.R., nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale “marrje ryshfeti”. I dyshuari, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button