Zelensky: Rusia është bërë shtet terrorist

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të natës me video tha: Bota duhet të pranojë zyrtarisht se Rusia është bërë një shtet terrorist.

Zelensky përsëriti thirrjet e tij për më shumë sanksione kundër Rusisë, më shumë armë për Ukrainën dhe një zonë ndalim-fluturimi, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se “mbrojtja e vërtetë” për vendin e tij ishte një parakusht që çdo negociatë me Rusinë të ketë sukses.

“Prioritetet e mia në negociata janë absolutisht të qarta: përfundimi i luftës, garancitë e sigurisë, sovraniteti, rivendosja e integritetit territorial, garanci reale për vendin tonë, mbrojtje reale për vendin tonë”, shtoi ai./21Media

Back to top button