Tha se është kundër luftës, balerina e Rusisë largohet nga kompania ndërkombëtare ruse

Primabalerina ruse, Olga Smirnova u largua nga Bolshoi Balet, kompania me famë ndërkombëtare ruse, pasi tha se është kundër luftës.

Ajo i bashkohet Baletit Kombëtar Holandez, i cili e përshkruan atë si një nga yjet kryesore të Bolshoi-t, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Nuk kam menduar kurrë se do të turpërohesha për Rusinë, gjithmonë kam qenë krenare për njerëzit e talentuar rusë, për arritjet tona kulturore dhe atletike. Por, tani ndjej se është tërhequr një vijë që ndan para dhe pas. Është e dhimbshme që njerëzit po vdesin, që njerëzit po humbasin çatitë mbi kokat e tyre ose janë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.”, tha ajo në fillim të këtij muaji në Telegram:/21Media

Back to top button